Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

 Vuksani: Për një palë balluke nuk mund ta djegim bujqësinë shqiptare

Vuksani: Për një palë balluke nuk mund ta djegim bujqësinë shqiptare

16:45, 19/07/2023
A+ Aa A-

 

Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani ka reaguar pas bllokimit të fondeve nga KE për bujqësinë si pasojë e korrupsionit të lartë.

Vuksani është shprehur se KE mund ti kërkoj  Qeverise Shqiptare  që të kthejë mbrapsht miliona euro të alokuara në mënyrë të paligjshme siç ka ndodhur ne Bullgari , Rumani.

Postimi:

Lajmi më i keq që mund të mendohej për bujqësinë shqiptare... KE mund ti kërkoj  Qeverise Shqiptare  që të kthejë mbrapsht miliona euro të alokuara në mënyrë të paligjshme siç ka ndodhur ne Bullgari , Rumani etj..

Duhen të merren masa të menjëhershme që të shpëtohet sa është e mundur nga fondi prej 146 milion euro fonde te BE për IPARD III...

Nuk ka asnjë arsye logjike që fermerët , blegtorët dhe agropërpunuesit të penalizohet nga paaftësia apo makutëria e ministres Krifca...

Urgjentisht të shkarkohet Krifca dhe gjithë bashkëpuntoret e saj , të shpallen në listën e debitorëve ata që kanë përfituar fonde jashtë kritereve ligjore .

Duhen menjëherë  pas kësaj të negociohet me DG Agrin që të merren masa për vazhdimin e projekteve të IPARD II dhe fillimin e IPARD III me një standart tjetër transparence dhe me një  administratë profesionale...

PER NJE PALE BALLUKE NUK MUND TA DJEGIM BUJQESINE SHQIPTARE..

Bujqesia Shqiptare e Rrenuar...

@bujqesia shqiptare Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco