Seanca e fundit në Kuvend/ Mazhoranca nuk përfshin kërkesën e opozitës për ‘inceneratorët’

Seanca e fundit në Kuvend/ Mazhoranca nuk përfshin kërkesën e opozitës për ‘inceneratorët’

10:30, 19/07/2023
A+ Aa A-

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e fundit parlamentare ku do të diskutohen 17 pika, ku në rendin e ditës janë raporti i vitit 2022 i KLSH-së, miratimi i projektligjit për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale si dhe projektligji për studentët e mjekësisë.

Sipas njoftimit, në rendin e ditës nuk përfshihet kërkesa për debat mbi çështjen e inceneratorëve e kërkuar nga opozita.

Deputeti socialist Toni Gogu, një ditë më parë bëri me dije se Kuvendi do të vendosë nëse kjo çështje do të hyjë në rendin e ditës apo jo.

Sipas tij, tashmë kjo çështje i përket drejtësisë dhe nuk është një urgjencë për t'u diskutuar në parlament.

Nga ana tjetër rrëzimi i kërkesës së opozitës shkaktoi shumë reagime nga deputetët, të cilët u shprehën në dalje për mediat se parlamenti është kthyer në dyqan të dy personave të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco