Goci: ‘Dialogu mes të burgosurve Ahmetaj-Veliaj’ për inceneratorët, fakton përfshirjen qeveritare në skandal

22:09, 18/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV për të hedhur dritë mbi skandalin inceneratorëve në lidhje Skype ishte analisti, Ervin Goci.

Goci është shprehur se kopanit e inceneratorëve janë një vrimë e zezë dhe sot po marrin gati 80 mijë euro në ditë nga bashkia e Tiranës.

Unë mendoj që kjo ngjarje për mendimin tim ka pasur disa valë demaskimi dhe nxjerrje në publik të një skandali të jashtëzakonshëm. Këtu po flasim për një vrimë të zezë, dhe qytetarët e kanë kuptuar duke pasur provë pas prove e ngjarje pas ngjarje.

Kryeministri del flet si mos me qene drejtues shteti por fokusohet vetëm ta heqë fajin nga vetja, janë një tufë frikacakësh dhe përpiqen të ja ngjeshin fajin një organizate që kanë bërë një studim dhe kërkojnë të ja delegojnë përgjegjësinë organizatës, c’lidhje ka IFC me venimarrejn e bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me Veliajn do doja t’i këndoja ato paralajmërime që i kanë dhënë Ahmetaj, kjo është një dialog mes të burgosurish. Ahmetaj i thotë Veliaj pse me PP dhe jo me prokurim publik, a kemi ndonjë fitim ne në këtë investim. Veliaj ka dalë garant për inceneratorin e Tiranës dhe jepen 15 milionë euro në vit që ja kalon në llogarinë të një firme që është vrimë e zezë dhe paratë akoma po jepe para nga taksat e qytetarëve, sot që ne flasim  japin 80 mijë euro në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco