Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Nesho: Britanikët u treguan transparentë, amerikanët jo, duke treguar se ishte veprim i sponsorizuar

19:32, 17/07/2023
A+ Aa A-

Diplomati i njohur Agim Nesho duke folur për rikthimin në vëmendje nga kryetari i opozitës Sali Berisha si  ‘non grata’  tha se me këtë veprim u tregua transparencë nga ana e tij.

Në një lidhje me Skype për “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Nesho është shprehur se Amerika me jo sinqeritetin e saj  në lidhje me këtë çështje, tregoi se ky veprim ishte i sponsorizuar nga miqtë e ngushtë amerikan të kryeministrit Edi Rama, siç është George Soros.

“Unë mendoj që veprimi i bërë nga departamenti i shtetit ndaj zotit Berisha një farë mëmyre është  një lojë e bërë nga përfaqsues të mazhorancës shqiptare dhe protagonistë të Balklkanit të Hapur  ose të projekteve serbo-ruse, si Rama dhe Vuçiçi të cilët kanë kërkuar t’ju hapet rruga për realizimin e projektit që kishte marrë përsipër e dhe shoqëria e hapur , ashtu edhe elementë të caktuar, burokratë të departamentit të shtetit.

Këtu bëjë një parantëzë, që gjithmonë diplomatët e rangut të dytë ose të mesëm kur nuk ka një vëmendje ose përcaktuar një strategji ndaj një vendi ose një problematike për të rritur axhendën e tyre personale në karrierë. Prandaj, veprimi që bëri zoti Berisha në radhë të parë tregon që është një vlerë që një shtetar i rikthehet një çështjeje, pavarësisht se nuk ka peshën e të provuarit të fajit sepse qëndron  në anën e atyre që akuzojnë ose e pengojnë zotin Berisha me një masë non grata, por ai merr guximin duke treguar para një opinioni publik që është shumë i pastër.

E dyta, rikthen transparencën, gjë që i ka munguar si veprimeve të departamentit të shtetit për ta bërë dhe për të gjykuar opinionin publik shqiptar që është kërkuar si nga zoti Berisha e si nga partitë e tjera të opozitës dhe opinioni publik ta thoshte që në fillim për ta gjykuar. Por duke mos patur një gjë të tillë tregohet që ka qënë një veprim i sponsorizuar, i kërkuar, ashtu si dhe në rastin e McGonigal, që u pa qartë mekanizmi sesi veprohet në raste të tilla. Në këtë rast kemi një projekt të përkrahur nga Sorosi  dhe e kemi parë Sorosin se çfarë veprimtarie ka në Shqipëri. Në këtë kuptim zoti Berisha ka bërë një avancim shumë të dukshëm drejt ruajtjes së dinjitetit të një shtetari dhe kjo mendoj që është kryesore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco