SYRI TV/ 'Safe Journalist' dënon sulmin ndaj gazetares së Syri Tv, Sekulovski: Mos intimidoni gazetarët

16:47, 17/07/2023
A+ Aa A-

Rrjeti Safe Journalists ka dënuar sulmin në Rrogozhinë ndaj gazetares së Syri Tv Marsi Korreshi nga të afërm të kryebashkiakut Edison Memolla. “Safe Journalists” shpreh shqetësimin se ky sulm dhe çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë dhe e drejtës për të folur lirisht. “Ne nuk mund të lejojmë frikën dhe intimidimin të rrëzojnë ndjekjen tonë të së vërtetës. Ne qëndrojmë të fortë kundër këtyre sulmeve dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një botë ku gazetarët mund të punojnë pa frikën e hakmarrjes”-thekson drejtori i Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt.

SYRI TV

Pas kërcënimeve ndaj grupir të xhirimit të Syri TV në Rrogozhinë, nga të afërm të kryebashkiakut Edison Memolla,  rrjeti Safe Jorunalist dënoi sulmin ndaj gazetares Marsi Korreshi, duke theksuar se ky  është  një sulm ndaj demokracisë dhe të drejtës për të folur Lirisht.  Drejtori i rrjetit gazetarë të sigurtë Dragan Sekulovski, është shprehu i shqetësuar për  incidentin teksa thekson se gazetarët duhet të ndjeki pa frikë të vërtetën.

“Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj gazetarëve, por njësulmndaj demokracisëdhe e drejtës për të folur lirisht. Le të jem i qartë: 'Ne nuk mund të lejojmë frikën dhe intimidimin të rrëzojnë ndjekjen tone të së vërtetës. Ne qëndrojmë të forte kundër këtyre sulmeve dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një botë ku gazetarët mund të punojnë pa frikën e hakmarrjes."

Ndërkohë, Blerjana Bino, kërkuese e Rrjetit Safe Journalists në Shqipëri u shpreh se qeveria duhet të respektojë punën e gazetarëve dhe të rrinë larg intimidimit të tyre.

“Është thelbësore që Partia Socialiste dhe të gjithë aktorët e tjerë politikë të përfshirë në zgjedhjet e ardhshme lokale të pjesëshme respektojnë punën e gazetarëve, të përmbahen nga intimidimi apo kërcënimet ndaj tyre, dhe të mbajnë lart parimet e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.”

Rrjeti Safe Journalists, shprehet me tej se dënon fuqimisht çdo lloj intimidimi të gazetarëve gjatë një transmetimi live, ndërsa u bën thirrje institucioneve për të reaguar ndaj këtyre rasteve dhe të tregojnë se mbrojnë të drejtat e reporterëve dhe median e lirë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco