SYRI TV/ Qeveria britanike pranon gabimin për Berishën, Home Office rrëzon trillimet nga Tirana

15:47, 17/07/2023
A+ Aa A-

Qeveria britanike ka pranuar gabimin për sanksionimin e Kryetarit të Partisë Demorkatike Sali Berisha, ku pas hulmutimeve vetë Home Office ka hedhur posht trillimet e servirura nga Tirana. Në këtë kuadër, sot për herë të parë është publikuar edhe letra e ambasadorit britanik Alastair King Smith, i cili i rekomandon Home Office, të mos heqë sanksionimin pasi mund të dëmtojë reputacionin e qeverisë britanike. Ambasadori Smith ka kaluar çdo limit, duke e lidhur heqjen e sanksionimit me zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij, do të favoriznte Berishën dhe Partinë Demokratike.

SYRI TV

Home Office ka konstatuar se argumentet e servirura nga Tirana përe sanksionimin e Sali Berishës janë të pabazuara, madje në disa raste ka shprehur kritika edhe ndaj artikujve të sajuar për të sulmuar Berishën. Por në morinë e provave që konfirmojnë pranimin e gabimit nga ana e qeverisë Britanike, berisha ka publikuar edhe një letër që ambasadori Alasstair King Smith I ka drejtuar  Home Office ku i rekomandon që të mos t’i heqin sanksionin Berishës, pasi një veprim i till do të ulte reputacionin e qeverisë britanike.

Smith shkon edhe më tej duke sugjeruar se edhe nëse këtë e bënë gjykata angleze, pasojat për reputacionin e Britanisë do të ishin edhe më të rënda, duke rekomaduar mos tërheqjen nga ky vendim.

Letra e ambasadorit të Mbretësisë së Bashkuar në Shqipëri,  arrinë kulmin, në momentin kur e lidh sanksionimin me zhvillimet në Shqipëri, ku shprehet se heqja e non gratës do të ndikonte në favor të berishës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Më tej, King-smith, në relacionin dërguar Home office akuzon se Berisha ka sulmuar  qeverinë britanike, një qëndrim i pavërtetë, pasi ka qenë kryedemokrati që ka dal në krah të Mbretërisë së Bashkuar, në një kohë që sulmet vinin nga kryeministri Edi Rama.

Më tej, lideri i opozitës, denoncoi faktin që ambasadori britanik, se troket në dyert e qeverisë, për të kërkuar prova pasi dështoi të gjeje fakte për korrupsionin ndaj tij. Duke iu referuar relacionit të publikuar, Berisha e akuzoi Kingsmith se është kthyer në një armë kundër opozitës shqiptare. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco