Kalon nen për nen projektligji për kanabisin/ Komisioni i Ekonomisë merr në konsideratë sugjerimet e Braçes

11:54, 17/07/2023
A+ Aa A-

Ndonëse ka pasur zëra kundër në Komisionin e Ekonomisë, është miratuar sot nen për nen projektligji për kanabisin mjekësor.

Pavarësisht kritikave që kishin disa prej anëtarëve të komisionit, siç ishte sugjerimet e socialistit Erion Braçe apo dhe Dashamir Shehi, ky pr.ligj kaloi nen për nen, ndërsa do të dërgohet për shqyrtim në një tjetër komision për të bërë disa ndryshime.

Kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi, tha se sugjerimi që pati zoti Braçe, për të vendosur një nen për të përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja me kanabis që do të mbillet, do të rregullohet. Braçe kërkoi që sipërfaqja totale e mbjelljes së kanabisit mos të jetë më e madhe se 200 ha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco