VIDEO SYRI TV/ Qeveria Rama në 'shërbim' të Zoto-Mërtirit, 3 mln euro për pastrimin e Shkumbinit e Ishmit

11:35, 16/07/2023
A+ Aa A-

Kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, kanë pasur akses të gjerë në tenderat publik gjatë qeverisë Rama. Syri televizion, risjellë në kujtesë se kompania Integrated Technology Servise, fitoi në vitet 2016 dhe 2017 dy tendera me vlerë rreth 3 milionë euro për pastrimin e lumenjve Shkumbin dhe Ishëm. KLSH gjeti se tenderat ishin me shkelje, duke i shkaktuar dëm ekonomik shtetit, ndërsa të dyja investimet u shkatërruan. Për këto tendera nuk u mbajt kurrë përgjegjësi.

Nga SYRI TV

Qeveria shqiptare dhe institucionet në varësi, duket se kanë qenë në shërbim të kompanive të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, duke i dhën tendera miliona euro ndër vite. Dy nga tenderat e shumtë që fitoi kompania e Klodian Zotos, Integrated Technology Servise, ishin ato për pastrimin e grukëderdhjes së lumenjve Shkumbin dhe Ishëm.

Në vitin 2016, Ministria e Mjedisit e drejtuar nga Lefter Koka, i cili ndodhet në qeli për aferën e inceneratorëve, firmosi një marrëveshje kuadër me kompaninë e Klodian Zotos për pastrimin e lumit Shkumbin.

Vlera e marrëveshjes ishte rreth 1 milionë euro, dhe parashikonte që kompania ‘Integrated Technology Servise’, të ndërtonte një impiant për pastrimin e mbetjeve plastike në grykëderdhjen e lumit Shkumbin. Impianti u inaugurua nga Lefter Koka pak kohë më pas, por një vit pas ndërtimit, impianti u shkatërrua nga prurjet e ujit.

Teksa ky investim përfundoi në det, në vitin 2017 Klodian Zoto mori dhe dy milionë euro të tjera për të njëjtën gjë, por këtë herë për ndërtimin e një impianti pastrimi të mbetjeve në lumin Ishëm. Edhe ky investim nuk pati ndikimin që pritej. Ndërkohë, për ndërtimin e dy impianteve, me vlerë totale rreth 3 milionë euro, vite më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti shkelje duke konstatuar një dëm ekonomik prej rreth 8.2 milionë lekë.

“Si rrjedhojë e rritjes artificiale të fondit limit në shumën prej 8.2 milionë lekë dhe ofertës së paraqitur nga shoqëria ITS sh.p.k në vlerën prej 202 milionë lekë, rezulton dëm ekonomik dhe përfitim i padrejtë nga shoqëria  në vlerën prej 3.1 milionë lekë me tvsh,” shprehet KLSH, e cituar nga BIRN në një artikull të disa viteve më parë në lidhje me ndërtimin e dy impianteve për pastrimin e lumenjve Shkumbin dhe Ishëm.

Nga ana tjetër, për të dy projektet, kompania e Klodian Zotos, sipas të dhënave të siguruara nga SYRI TV, është paguar rreth 3 milionë euro, ndonëse investimi u shkatërrua dhe askush nuk mbajti përgjegjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco