Denoncimi i fortë i Edmond Spahos: SPAK ka anashkaluar thelbin për inceneratorin e Elbasanit. Gjiknuri përgjegjës direkt

Denoncimi i fortë i Edmond Spahos: SPAK ka anashkaluar thelbin për inceneratorin e Elbasanit. Gjiknuri përgjegjës direkt

21:49, 14/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmon Spaho ka bërë një denoncim të fortë lidhur me aferën e inceneratorëve. Spaho ka marrë rastin e Elbasanit dhe hedh akuza në drejtim të SPAK, ku e akuzon se kjo strukturë hetimore nuk ka këllqe të hetojë aferën dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën e plotë. 

Mëtej ai ka publikuar dokumenta ku duke qartë implikimi i Damian Gjiknurit në aferë duke dhënë një leje që ligji e parashikon të lëshohet nga Këshilli i Ministrave.

 

Denoncimi i plotë i Edmond Spahos: 

SPAK ka mbyllur hetimet dhe e ka çuar në gjykatë dosjen e inceneratorit të Elbasanit, me një hetim të përciptë dhe shkel e shko. Kjo ka mundësuar që eksponentë të rëndësishëm qeveritarë, t’i shpëtojnë përgjegjësisë për ato që kanë bërë, duke favorizuar grupin kriminal në këmbim të përfitimeve personale.

Veçanërisht kompromentues është hetimi nga SPAK i ndërtimit dhe shfryrtëzimit të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike në inceneratorin e Elbasanit.

1. Impianti i prodhimit të energjisë elektrike, i cili as sot nuk funksionon, u ndërtua me fonde shtetërore. Çuditërisht, i gjithë dokumentacioni i përgatitur nga Ministria e Energjitikës dhe Kryeministria i referohet atij si konçesion që ndërtohet me paratë dhe shfrytëzohet nga operatori privat Albtek Energy sh.p.k.

Bashkëlidhur keni vendimin e qeverisë nr.907 datë 17.12. 2014, firmosur nga zëvendës Kryeministri Niko Peleshi ku miratohet ndërtimi, financimi dhe shfrytëzimi i tij.

Image

2. Në datën 31.10 2016, Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, lëshon urdhërin 4557/1 nëpërmjet të cilit ai miraton ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit me rikuperim të energjisë elektrike nëpërmjet trajtimit të mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit nga shoqëria Albtek Energy sh.p.k.

Shqyrtimi i këtij urdhër-miratimi evidenton që:

a) autorizohet ndërtimi i impiantit brenda 18 muajve nga data e lëshimit të urdhër-miratimit nga Ministri Gjiknuri.

b) Impianti do ketë një kapacitet të instaluar prej 2,9 MGW dhe kapacitet shfrytëzimi 2.55 MGW.

c) Koncesioni për shfrytëzimin e impiantit jepet për një periudhe 25 vjçare dhe koncesionari Albtek Energy sh.p.k. do i japë shtetit në këmbim një royalty të barabartë me 2% të sasisë vjetore të energjise elektrike të prodhuar. Këto fakte janë të sanksionuara edhe ne kontratën e lidhur midis Ministrisë së Energjitikës dhe Albtek Energy sh.p.k. bashkëlidhur.

Image

Këtu fillojnë e lindin disa pyetje të sikletëshme për ata që kanë kryer këto veprime, por edhe për SPAK.

SPAK ka hetuar, por nuk i shkon të vërtetës deri në fund, duke mbetur në sipërfaqe vetëm me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, kur vjedhja më e madhe është projektuar në impiantin e energjisë elektrike:

1-Është fakt i vërtetuar me dokumente që impianti i mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë elektrike në qytetin e Elbasanit është ndërtuar i gjithi me fonde nga buxheti i shtetit. Kosto e ndërtimit të tij është rreth 21,6 milione euro. Çuditërisht praktika e ndërtimit të tij është trajtuar si investim privat.

2. Si është e mundur që një investim prej 21,6 milionë euro nga buxheti i shtetit t’i jepet Albtek Energy sh.p.k. për të shfrytëzur impiantin e prodhimit të energjisë elektrike për 25 vjet me detyrimin për t’i dhënë 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike shtetit dhe 98% ta mbajë për vehte?

A e kupton SPAK se çfarë vjedhje projektohej nga organizata kriminale në këtë rast?

Kjo është sikur Altin Dumani me paratë e tija, të porosisë ndërtimin e një hidrocentrali dhe pas ndërtimit, kompania që e ndërtoi, të ketë të drejtën ta shfrytëzojë atë për 25 vjet duke i dhënë Altinit vetëm 2% të prodhimit të energjisë elektrike?

Altin Dumani mund edhe ta falë krejt hidrocentralin, përfshirë 2% të prodhimit të energjisë elektrike, sepse janë paratë e tija, por në rastin e Elbasanit janë para të buxhetit të shtetit, domethënë të popullit, që askush nuk e pyeti nëse dëshiron t’ia falë ato Albtek Energy sh.p.k. dhe atyre që janë pas.

Vjedhje të tilla mund të ndodhin dhe të mos hetohen vetëm në kushtet kur ata që kanë dhënë lejet e ndërtimit, shfrytëzimit dhe financimit buxhetor të objektit, të jenë aksionerët dhe pronarët e vërtetë të impiantit të energjisë elektrike. Këtë duhej ta hetonte SPAK, por ai nuk ka këllqe sepse dalin emra shumë lart si pronarë të fshehur.

3. Ligji për investime në sektorin e energjisë elektrike, neni 49 i tij (shih bashkelidhur), përcakton se leja për ndërtimin e impianteve elektrike me fonde shtetërore, me kapacitet mbi 2 MGW, jepet nga Këshilli i Ministrave.

Përse në këtë rast leja është dhënë nga Ministri Gjiknuri me urdhërin 4557/1 datë 31.10. 2016? Përse Ministri Gjiknuri ka shkelur ligjin dhe SPAK nuk e heton?

Ish-zevendeskryeministri Ahmetaj, për aq sa është përfshirë në aferën e inceneratorëve, duhet të hetohet dhe të mbajë përgjegjësi nëse ka të tillë.

Po këta të tjerët, të cilët janë të përfshirë kokë e këmbë në një skemë grabitje, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal përse nuk hetohen?

Kjo skemë e zbatuar nga ky grup mafioz, është kundërshtuar nga Agjencia e Prokurimit Publik si e pa mbështetur në ligj.

Përse SPAK nuk i bën përshtypje dhe nuk heton?

Të presim dhe shohim. Të tjera dokumenta mund të dalinë dritë. SPAK bën mirë t’i dalë të keqes përpara dhe të fillojë hetime serioze se si vidhet populli më i varfër i Europës.

Qentë janë lëshuar nga zinxhirët dhe po shqyejnë njëri-tjetrin.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco