VIDEO-SYRI TV/ Punësimi i detyruar për mjekët, studentët: Shkel të drejtat dhe liritë tona

16:33, 14/07/2023
A+ Aa A-

Projektligji i qeverisë për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë nxiti debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë. Një grup studentësh të cilët u thirrën në dëgjesë kundërshtuan projektligjin duke theksuar se është në shkelje të të drejtave të tyre ndërsa paralajmëruan se do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Edhe opozita u shpreh kundër projektligjit, ndërsa zv/ministret e pranishme në seancë refuzuan tu përgjigjen pyetjeve të studentëve.

Nga SYRI TV

Projektligji për punësimin e detyruar 5 vite për studentët e mjekësisë nxiti debate tek Komisioni i Shëndetësisë ku ishin thirrur në diskutim studentët e mjekësisë si grupe interesi.

Studentët e kundërshtuan projektligjin duke theksuar se po u shkelën të drejtat dhe liritë ndërsa paralajmëruan se do ta çojnë çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të bojkotojnë mësimin në tetor

Debate në mbledhje pati edhe për mungesën e ministres së Arsimit, Evis Kushi. Studentët deklaruan se Ministrja duhet të ishte e pranishme për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre.

Pyetjeve refuzuan ti përgjigjen edhe zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Arsimit në mbledhje, me justifikimin se seanca ishte vetëm dëgjimore dhe jo ndërverpruse. Edhe deputetët e opozitës Albana Vokshi dhe Petrit Vasili kundërshtuan ligjin i cili sipas tyre është në shkelje të kushtetutës, ndërsa theksuan se do të jep turp për çdo deputet që do e votojë.

Studentët e mjekësisë shprehen rezistence se nuk do të dorëzohen për kundërshtinë e punësimit me detyrim, ndërsa akuzuan qeverinë edhe Ministrinë e Arsimit, edhe për mungesën e politikave mbështetëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco