Begaj vijon vizitën në Slloveni: Në fokus interesat e përbashkëta strategjike

Begaj vijon vizitën në Slloveni: Në fokus interesat e përbashkëta strategjike

12:20, 14/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po vijon vizitën në Slloveni, ku është takuar edhe me presidenten e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, zëvendës kryeministren e Sllovenisë dhe Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës.

Në komunikatën për media thuhet se për Begajn është e rëndësishme që të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve, fokusuar tek interesat e përbashkëta strategjike.

Begaj përsëriti nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur investimet sllovene.

“Gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në një drekë pune me Zëvendëskryeministren njëherësh dhe ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Presidenti Begaj i shprehu mirënjohje Fajon për mbështetjen e vyer që ajo personalisht dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”.

Kreu i Shtetit gjatë vizitës shtetërore në Slloveni u takua edhe me presidenten e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic.

“Gjatë takimit, Begaj shprehu rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve për ndarjen e eksperiencave më të mira”.

“Gjatë takimit Presidenti Begaj nënvizoi se në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria vlerëson mbështetjen e institucioneve të Sllovenisë, ndaj thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit është i mirëpritur dhe i domosdoshëm. Presidenti Begaj pati gjithashtu një takim me Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankovic. Zhvillimi i qyteteve në mënyrë të qëndrueshme në të mirë të mirëqenies së qytetarëve dhe planetit ishin në fokus të bisedës së Kreut të Shtetit me Jankovic”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco