‘Përgjegjësia personale’/ Ahmetaj e paralajmëroi, Rama lë sallën e Kuvendit

‘Përgjegjësia personale’/ Ahmetaj e paralajmëroi, Rama lë sallën e Kuvendit

10:36, 14/07/2023
A+ Aa A-

Arben Ahmetaj nuk u paraqit në seancën e Kuvendit ku do vendosej për imunitetin e tij.

Por në një letër të hapur, ai përcolli mesazhe direkte dhe indirekte, për Edi Ramën, Erion Veliajn dhe të tjerë kolegë socialistë.

Një paralajmërim ai e kishte edhe për Edi Ramën, i cili sa herë që një zyrtar socialist përfundon në pranga, thotë se përgjegjësia është personale.

“Së fundmi, i falenderoj të gjithë kolegët e mi, të mazhorancës dhe opozitës që do të votojnë sot, dhe ata që vrapojnë dhe thonë që përgjegjësia është personale. Poooo personale është kur e shkel. Sidomos për ata të hershëm, sot në apozitë, e të rinj që firmosin për punë e projekte…,” shkruan Ahmetaj.

Ndërkohë, vetë Edi Rama u shfaq sot në seancë vetëm për pak minuta.

Ai u largua, kurse opozita kërkoi që ai të ishte i pranishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve në emër të Arben Ahmetajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco