‘Do bjerë koka e mbretit’/ Ahmetaj kërcënon Ramën dhe kolegët socialistë

‘Do bjerë koka e mbretit’/ Ahmetaj kërcënon Ramën dhe kolegët socialistë

10:21, 14/07/2023
A+ Aa A-

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kërcënon hapur Edi Ramën dhe të tjerë kolegë të lartë në PS.

Në letrën e tij, Ahmetaj thotë se do të vazhdojë të flasë derisa e vërteta të dalë në dritë.

“Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca: “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”,” përsëriti Ahmetaj, në një mesazh indirekt për Ramën.

“E kam përjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” (së bashku me ata që më duan të vdekur, siç tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje,” thekson më tej Ahmetaj.

Duke u ndalur te afera e inceneratorëve, ai shkruan: “Për ju qe i lexoni si kureshtarë (nëse i lexoni), hetimi im s’ka pasur fare të bëjë me inceneratorët, se unë për shkak të pozicioneve s’kam pasur tagër të përfshihem ne procedurat e tenderimit. Është hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban. Standard që s’duhet t’i përkasë drejtësisë së re”.

“Dikush me tha “të duan në burg vëlla”. Kam marrë kërcënime (i kam me screenshot e me zë ndoshta), madje së fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje… Nëse do ta meritoj, sigurisht që do ndodhi… po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë,” thekson Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco