Braimllari: Miliona Euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe Tirana e mbytur në mbeturina

Braimllari: Miliona Euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe Tirana e mbytur në mbeturina

10:11, 14/07/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllairi në një postim në facebook ka denoncuar gjendjen e rëndë të mbledhjes së mbeturinave në Tiranë.

“Miliona Euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe Tirana e mbytur në mbeturina”.

“Ky është realiteti i kryeqytetit i mbushur me mbeturina ndërkohë qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë dollarë për inceneratorin që nuk ekziston”.

Postimi i plotë:

Miliona Euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe Tirana e mbytur në mbeturina.

Ky është realiteti i kryeqytetit i mbushur me mbeturina ndërkohë qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë dollarë për inceneratorin që nuk ekziston.

Erion Veliaj sot duhet të ishte para drejtësisë për firmën e hedhur në kundërshtim me ligjin duke marrë konpetencat e këshillit bashkiak dhe duke i hapur rrugën ndërtimin të inceneratorit imagjinar prej 128 milion euro, që i kushton çdo ditë qytetarëve të Tiranës.

Bashkiak e Tiranës vazhdon të paguaj çdo ditë fatura për inceneratorin që nuk ekzoston.

SPAK duhet të ndalë këto fatura të cilat shkojnë në xhepat e Veliaj dhe ortakëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco