Bardhi 'kryqëzon' Felajn: Familje hajdutësh, gjobaxhie! Taulant Balla ngrihet për ta qetësuar

11:38, 13/07/2023
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi është përfshirë nga tensione pasi deputetët e opozitës kanë akuzuar mazhorancën socialiste se po mbron ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj nga arrestimi për aferën e inceneratorëve.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Bardhi i ka renditur deputetes së PS-së Ermonela Felaj të gjitha shkeljet duke e akuzuar si familje hajdutësh dhe gjobaxhinjsh, si dhe është pjesë e dosjes së SPAK me Ahmetaj.

Në një moment replikash mes Gazment Bardhit dhe Ermonela Felaj, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla ngrihet e merr përsiper të qetësoje deputeten e PS-së.

Ndërkohë që një tjetër skandal është regjistruar gjatë fjalës së deputetit të PD-së Gazment Bardhi, ku në Erion Braçe me një fjalor ordiner e ofendon dhe kërcënon deputetin demokratë dhe kolegët e tij.

Ti mendoje mirë. Mos na çaj trapin...’, dëgjohet të shprehet Braçe.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco