VIDEO/ Salianji: Në korrupsion e përfshirë e gjithë qeveria

19:24, 12/07/2023
A+ Aa A-

Duke folur në lidhje me dosjen hetimore të Arben Ahmetajt, Ervin Salianji pasi doli nga Këshilli i Mandateve, ku u paraqit raporti i SPAK, theksoi se është e përfshirë thuajse e gjithë qeveria në korrupsion.

Pa përmendur emra për shkak të sekretit hetimor, Salianji, u shpreh se bëhet fjalë për ish-kryetarë bashkie e deputetë teksa tha se kryeministri Rama dhe qeveria që ai drejton, duhet të japin dorëheqjen.

‘Ky është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë një rast të madh korrupsioni ku pothuajse gjithë qeveria është e përfshirë ku me dhjetra persona, kryetarë bashkie dhe deputetë të PS janë përfshirë në korrupsion. Rama dhe qeveria e tij duhet të japin dorëheqjen për t’i dhënë zgjidhje një krize që po shkaktohet në Shqipëri për shkak të një skeme korruptive që ka përfshirë zyrtarët më të lartë të PS-së.

Duke inkurajuar prokurorinë që hetimet të shkojnë deri në fund, zgjidhja është dorëheqja e Ramës dhe krijimi i kushteve për një qeveri më të re për të çuar para përgjegjësinë penale. Ka dhjetëra persona në këtë dosje. Kjo nuk është një çështje që i takon avokatëve, por ju takon prokurorëve. Keni kryetarë bashkie që janë sot në detyrë dhe përmenden në këtë raport’, tha Ervin Salianji për gazetarët para Kuvendit.

Për mbledhjen e Kuvendit për të vendosur mbi heqjen e mandatit të Ahmetajt, Salianji tha se opozita do që të mblidhet nesër, por shtoi se mazhoranca ka vendosur që të mbahet ditën e hënë.

‘PS e ka vendsur mesa duket që do të jetë ditën e hënë, ne duam nesër’, tha Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco