Bardhi avokatëve të Ahmetajt: Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues

Bardhi avokatëve të Ahmetajt: Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues

17:40, 12/07/2023
A+ Aa A-

Bardhi avokatëve të Ahmetajt: Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për me shumë kohë për mbrojtje.

Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004.

Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve.

Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004?

Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie?

Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?

A rezulton që në udhëtime njëlloj si Ahmetaj me këta dy persona, ka qenë edhe Damian Gjiknuri? A e konfirmoni ju këtë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco