Berisha: Seanca në Këshillin e Mandateve me dyer të mbyllura për t’i shpëtuar faqen Ramës

Berisha: Seanca në Këshillin e Mandateve me dyer të mbyllura për t’i shpëtuar faqen Ramës

14:03, 12/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se seanca në Këshillin e Mandateve për mandatin e Arben Ahmetaj u mbajt me dyer të mbyllura për t’i shpëtuar faqen kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, kjo është një dramë e tmerrshme, pasi kanë mbushur thasët me para çajnë ferrat e ia mbathin dhe kjo ndodh me Ramën, pasi është a që i përcjell dhe i njofton prokuroria.

Berisha: Kush e njoftoi Ahmetajn? Hetim është ky? Thuaj mbathja. Jam kundër mbajtjes së seancës së mbyllur.

Çfarë ishte seanca me dyer të mbyllur? Për ti shpëtuar faqen Ramës.

Kam dhe do të kem qëndrim më të vendosur ndaj atyre që manipulojnë me ligjin, që shkelmojnë ligjin.

Në rast se kam rreshtuar një të pavërtetë, të thuhet. Kjo është një dramë e tmerrshme, pasi kanë mbushur thasët me para çajnë ferrat e ia mbathin, ndodh me Ramën, i përcjell Rama, i njofton prokuroria, si mundet prokuroria të mundohet të lajë duart në këtë mënyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco