Begaj pret në një takim lamtumire ambasadorin gjerman Zingraf

Begaj pret në një takim lamtumire ambasadorin gjerman Zingraf

13:38, 12/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ambasadorin gjerman Peter Zingraf në një takim me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Presidenti Begaj dhe ambasadori Zingraf shfrytëzuan rastin për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, njoftoi sot ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Të dy diskutuan për sfidat aktuale për Shqipërinë dhe Gjermaninë, situatën në rajon si dhe hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ambasadori Zingraf falënderoi për mikpritjen e madhe që mundi të përjetonte gjatë katër viteve të qëndrimit të tij në Shqipëri.

Ai nënvizoi mbështetjen e Gjermanisë ndaj angazhimit të Shqipërisë për afrimin me BE-në si dhe rolin e rëndësishëm rajonal të Shqipërisë si mikpritëse e Procesit të Berlinit këtë vit.

Presidenti Begaj falënderoi ambasadorin Zingraf për punën e tij në Shqipëri. "A friend of Albania is leaving (Një mik i Shqipërisë po largohet)“, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco