VIDEO/ Lala: Ahmetaj është përfshirë në afera me 'bekimin' e Edi Ramës

21:31, 11/07/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka folur në lidhje me hetimin ndaj Arben Ahmetajt. Lala ka deklaruar se Edi Ramës nuk i intereson që ish-zëvendësi i tij të flasë për aferën e përfshirë.

Në një lidhje me Skype  për “A Show” me Adi Krastën në Syri TV, Lala është shprehur se Arben Ahmetaj dhe personazhe të tjera politike të akuzuar për korrupsion, janë të përfshirë në këto afera me ‘bekimin’ e kryeministrit, dhe si pasojë mund të rezultojë fatale për të prononcimi i Ahmetajt.

“Pavarsisht se nuk pranohen publikisht unë mendoj që ka patur, ka dhe do të ketë në orët në vijim negociata dhe diskutime sepse duhet të kemi parasysh që Arben Ahmetaj nuk është një peshë e lehtë por është një personazh i cili ka mbajtur poste shumë  të rëndësishme në qeverinë Rama 1 dhe Rama 2. Ka shkuar deri në postin e rëndësishëm si zëvëndës kryeministër  dhe sigurisht numri 2 i qeverisë që do të thotë nëse ai vendos të flasë mund të marrë shumë me vete.

Duhet të kemi parasysh këto ishin katër ishin faqet dosjes e dosjes, që do të thotë vetëm 10% çfarë prokuroria disponon.  Janë  materiale të jashtëzakonshme të cilat përfshijn edhe emra të tjerë të politikës, biznesit dhe jo vetëm.

Çka do të thotë që patjetër janë të interesuar që të flitet sa më pak për këtë çështje  gjithashtu edhe mos të marrë mërinë  apo inatin e zotit  Ahmetaj  që ai të jetë të nesërmen një person i penduar.

 Uroj që njerëz të tillë që kanë pasur një peshë të tillë politike të flasin sepse  do të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur në këtë aferë, sepse unë vazdhojë ti qëndrojë mendimit që përtej zotit Bllako apo zotit Ahmetaj e zotit Koka që nuk janë të vetmit të përfshirë në këtë histori korruptive, por besoj që kjo histori është bërë me bekimin e kryeministrit.”

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco