Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Meço: Shqiptarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë

21:20, 11/07/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të folur për temën e ditës, atë të kërkesës për të arrestuar ish ministrin, Ahmetaj ishte gazetarja, Sonila Meço.

Meço është shprehur se përgjegjësi kryesor për ngritjen e inceneratorëve dhe që prodhojë 17 vendime në një ditë është kryeministri i vendit.

"Thelbi që ka prekur prokuroria është periferia e çështjes, ne sot jemi njohur me akuzën ndaj Ahmetajt dhe nuk e ka në thelb shpërdorimin e detyrës por ka korrupsionin pasiv, fshehjen e pasurisë, pastrimin e parave dhe e thënë e fjalë të thjeshta se Ahmetaj ka shtrirë influencën e tij për ngritjen e inceneratorëve dhe ne akoma nuk e e dimë se ku qëndron akti në vetvete i korruptimit i cili sot i bën shqiptarët të paguajnë për një shërbim që nuk e  marrin.  

Kemi një kryeministër që është ende krenar për një incenerator që nuk ekziston dhe ka mbledhur qeverinë për të bërë fushatë në inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria a mund të na thotë a e gjen prokuroria shpërdorimin e detyrës lart atje ku duhet të ishte prodhuar inceneratori sepse qeveria ka prodhuar 17 vendime në ditë për ti krijuar këto biznese.

Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë te persona që janë në krim për një skandal të tillë vjedhje. Ahmetaj sot dënohet për një çështje që nuk është çështje pasi ai po hetohet për influencë për mikun e tij për të përfituar një biznes por në vetvete ai biznes nuk është ngritur akoma. Ai që është përgjegjës për të gjitha politikat, urdhërimin e qeverisë, parlamentit e drejtësisë është kryeministri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco