Humb jetën Tomor Malasi/ Berisha mesazh ngushëllimi: Ishte nga themeluesit më të zellshëm të PD

Humb jetën Tomor Malasi/ Berisha mesazh ngushëllimi: Ishte nga themeluesit më të zellshëm të PD

21:07, 11/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të një nga themeluesit të PD, Tomor Malasi.

Tomor Malasi ishte deputet i PD në vitin 1991 dhe Kryetar i bashkisë së Tiranës për një periudhë kohe por dhe dhe nën/kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve Parlamentare të vitit 1992.

Postimi:

Mesazh ngushëllimi

Të dashur miq, Tomor Malasi njëri nga veprimtarët, themeluesit e njohur të Partisë Demokratike, mbylli sytë pergjithmonë.

Tomor Malasi u bashkua me Partinë Demokratike në vitin ‘90. Ai kreu me ndershmëri dhe devocion detyrat e rëndësishme në të cilat u zgjodh. Fillimisht dha ndihmesë të çmuar në organizimin e degës së PD-së për Tiranën, më pas si deputet i Partisë Demokratike i zgjedhur në zgjedhjet Parlamentare të marsit të vitit 1991 dhe më pas, për një periudhë kohe si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe nën/kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve Parlamentare të vitit 1992.

Duke shprehur në emër timin dhe të Partisë Demokratike mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar të Tomor Malasi, shpreh gjithashtu ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar dhe lutem së bashku me ta, që shpirti i njeriut të tyre të dashur të gjej paqen e merituar. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco