‘Vatra zjarri në Kosovë’/ Kurti tall Ramën me një foto nga ‘Ballkoni i Hapur’

‘Vatra zjarri në Kosovë’/ Kurti tall Ramën me një foto nga ‘Ballkoni i Hapur’

20:33, 11/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama foli sërish për vatra zjarri në Kosovë, teksa ishte i ftuar në një panel të organizuar në kuadër të samitit të NATO-s.

Rama tha se tensionet në veri të Kosovës janë një vatër zjarri për një konflikt të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga Vilniusi i Lituanisë ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, gjatë një bashkëbisedimi, Edi Rama tha se vijimi i dialogut mes Serbisë e Kosovës është jetik për sigurinë dhe paqen në rajon.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u tall indirekt me Ramën, duke postuar një foto nga Ballkoni i Hapur i qeverisë, teksa ironizon Ballkanin e Hapur.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi,” shkruan Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco