Ahmetaj ikën nga vendi/ Bardhi: I dhanë kohën e duhur për t'u arratisur

Ahmetaj ikën nga vendi/ Bardhi: I dhanë kohën e duhur për t'u arratisur

20:22, 11/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat pas mbylljes së Këshillit të Mandateve ditën e sotme në lidhje me Arben Ahmetajn se ka kaluar kohë e mjaftueshme që ish-ministri të jetë arratisur.

Ai u shpreh mes ditës së kërkesës së SPAK dhe ditës së sotme kanë kaluar 3-4 ditë, kohë kjo që sipas tij ka qenë e mjaftueshme për arratisjen e Ahmetajt.

Bardhi shtoi më tej se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Mandateve do dëgjohen pretendimet e avokatëve të Ahmetajt, të cilët kanë kërkuar të shqyrtojnë provat.

Ai vijoi më tej duke thënë se avokatët kanë kërkuar 24 orë të tjera dhe me gjasë autoriteti për arrestimin e Ahmetajt do jepet javën që vjen, vonesë që sipas tij nuk ka ndodhur herë të tjera.

“Mbledhja filloi me një kërkesë të opozitës që mbledhja të ishte e hapur, është e vërtetë që ishte sugjerim i SPAK që të zhvillohej me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor.

Duhej të ishte Këshilli i Mandateve të vendoste, por në mënyrë arbitrare maxhoranca mori vendimin. Diskutimet nga SPAK nuk sollën asnjë informacion shtesë veç asaj që është publikuar në media.

Kjo u bë për t’i dhënë kohë Ahmetajt, sikundër u konfirmua nga avokatët që ai ishte jashtë vendit. Ata e dinin që nuk është arratisur, por ndërkohë nuk dinin se kur kishte ikur dhe ku ndodhej. Kjo është ndihmë që maxhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco