'Arrestimi i Ahmetajt'/ SPAK dhe PS sërish në unison, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

'Arrestimi i Ahmetajt'/ SPAK dhe PS sërish në unison, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

20:14, 11/07/2023
A+ Aa A-

Pas 4 orësh diskutime, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka shtyrë mbledhjen për ditën e nesërme në orën 16:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAk që kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt.

Mbledhja do të vijojë ditën e nesërme pas kërkesës së avokatëve të Arben Ahmetajt, të cilët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen e SPAK.

Opozita e kundërshtoi, por mazhoranca ra dakord duke pranuar këtë kërkesë.

Edhe më herët, SPAK dhe PS ishin në unison, kur vendosën që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura, edhe pse çdo detaj ka dalë në media.

SPAK kërkon që Kuvendi t’i heqë imunitetin Arben Ahmetajt për ta arrestuar për çështjen e inceneratorëve.

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj pritej që në orën 16:00 të paraqitej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Por ai përfaqësohej nga mbrojtësit e tij ligjor, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, me këtë të fundit që ka zbuluar në mbledhje se ish-zv/kryeministri ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco