Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Kush është Taulant Balla?

20:08, 11/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale, pjesë nga deklarata e tij, për Taulant Ballën.

Pjesë nga deklarata:

-Edi Rama kreu i narkoshtetit, emëroi në krye të Ministrisë së Brendshme, Taulant Ballën, njeriun më të lidhur me bandat e Elbasanit, Lushnjes, Librazhdit, Cërrikut, Shkodrës dhe Fushë Krujës.

-Taulant Balla është politikani i akuzuar publikisht dhe me dokumente zyrtare si deputet që ka të regjistruara mbi 50 udhëtime me pasaportën e tij diplomatike jashtë vendit për mburojë të veprimtarisë së supertrafikantit ndërkombëtar të drogës sipas drejtësisë Italiane dhe njërit prej eksponentëve më mizorë të Bandës së Lushnjes, Edmond Begos.

-Taulant Balla është politikani i akuzuar me zë dhe figurë në sallën e gjyqit, se sipas regjistrimeve autentike ai është i implikuar direkt në masakrën e Elbasanit të shkurtit 2016

-Taulant Balla, është i faktuar se në zgjedhjet e prillit 2021, më datë 21 prill kishte angazhuar për blerjen e votave në Elbasan, trafikantin Mehmet Greca

-Taulant Balla është politikani që sipas regjistrimeve autentike është i lidhur direkt me veprimtarinë ekonomike kriminale dhe fitimit në tendera publikë të qindra milionë lekë nga kompania e bashkëshortes së kriminelit në kërkim Gentian Sharra

-Taulant Balla është politikani i inkriminuar, i lidhur kokë e këmbë me bandën e trafikantëve dhe vrasëse dhe trafikantëve Rraja të Fushë-Krujës.

Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se, Edi Rama, duke emëruar në krye të rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor në politikë të lidhur me krimin, drogën, vrasje, e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë në duart e bandave të krimit të organizuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco