Ahmetaj ikën jashtë/ Paloka: E këmbeu heshtjen me arrati! Lavdi shoqes Kim

Ahmetaj ikën jashtë/ Paloka: E këmbeu heshtjen me arrati! Lavdi shoqes Kim

19:53, 11/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pasi avokati i Arben Ahmetajt deklaroi se ai ndodhet jashtë vendit.

Paloka shkruan se Ahmetaj e këmbeu heshtjen me arrati.

“Ja u zgjidh dhe kjo çështje.

Tigri nuk e mbante dot burgun as për pak muaj kështu që heshtjen e këmbeu me arrati, ndryshe nga të tjerët që milionat donin t’i gëzonin në Shqipëri!

Sigurisht që “zgjidhja” u gjet në bashkëpunim Rama-SPAK-Ahmetaj.

Mbaroi dhe tallja me e fundit e menderes.

Në fund mbetën vetëm vibratorët si provë e drejtesisë së “reformuar”.

Lavdi shoqes Kim,” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco