VIDEO/ Madija: Ahmetaj u informua të arratisej, SPAK te hetoj se kush e lajmëroi

19:46, 11/07/2023
A+ Aa A-

 

E ftuar në edicionin  orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferkopër të hedhur dritë mbi mega-vjedhjen e inceneratorëve ishte drejtuesja e departamentit anti korrupsion në PD, Ledina Mandija.

Mandiaj është shprehur se Ahmetaj nuk e ka bërë këtë pa dijeninë e Ramës dhe janë disa deputetë të tjerë të përfshirë në këtë aferë.

"Fatkeqësisht Ahmetaj është informuar në lidhje me fazën e hetimeve edhe pse SPAK është përpjekur për të mbajtur sekrete me këtë çështje. Të gjitha provat sms dhe akuzat kanë dalë sheshit dhe është faktuar ndikimi i Ahmetajt për të ja dhënë këtë koncesion Zotos dhe Mërtirit.,

SPAK ka përgjegjësinë për të sjellë para trupës së gjykimit Arben AHmetaj pasi ai është larguar nga Shqipria. Tani përpjekja për ta mbajur seancën në Kuvend me dyer të mbyllur pasi është në lidhje me sekretin hetimor por duhet hetuar nga ana e SPAK se kush e ka informuar Ahmetajn dhe kush e ka ndihmuar të largohet nga Shqipëria përpara se të arrestohet.

Nuk është parë asnjëherë që zyrtarë të lartë të shtetit të udhëtojnë me avion privatë, vizita turistike, hotele me çmime të frikshme nga persona që përfitojnë tentedra dhe me këtë kuptohet se i gjitha shteti është i përfshirë në këtë vjedhje të madhe. Ndaj zyrtarëve është ushtruar presion dhe deklaratë tyre nxjerrin zbuluar korrupsionin. Ahmetaj nuk e ka bërë këtë pa dijeninë e Ramës dhe janë disa deputetë të tjerë të përfshirë në këtë aferë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco