Ja pyetjet e opozitës që i la pa përgjigje kreu i SPAK

Ja pyetjet e opozitës që i la pa përgjigje kreu i SPAK

19:21, 11/07/2023
A+ Aa A-

SPAK nuk ka dhënë ende një përgjigje, nëse Arben Ahmetaj, ndodhet jashtë Shqipërisë apo jo. Deputetet e opozitës që ndodhen në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po e pyesin sërish për këtë çështje kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar SPAK disa pyetje lidhur me çështjen e Arben Ahmetaj, po prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë refuzuar të përgjigjen, duke argumentuar se nuk mund të japin të dhëna pasi është sekret hetimor.

Këto ishin 4 pyetjet e Gazment Bardhi që nuk morën përgjigje nga SPAK:

Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?

Pse është ndare çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?

A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?

A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco