'Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri/ Avokati konfirmon largimin

'Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri/ Avokati konfirmon largimin

19:21, 11/07/2023
A+ Aa A-

Teksa SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij, vetëm pak momente më parë është mësuar se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Ai ka konfirmuar se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Gazment Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK se ku ndodhet Ahmetaj. ‘A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?' ka pyetur Bardhi prokurorët e SPAK.

Sipas burimeve, SPAK nuk i është përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendodhjen aktuale të Arben Ahmetajt. "Nuk e dimë," ka deklaruar kreu i SPAK, Altin Dumani.

I ftuar mbrëmë në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

‘Arben Ahmetaj, prej 3-4 ditësh është larguar nga Shqipëria, sipas verifikimeve që kam bërë në sistemin TIMS," tha ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco