Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Arrestimi i Ahmetajt, Meri Lika: Po hetohet për korrupsion, do i sekuestrohet pasuria

19:12, 11/07/2023
A+ Aa A-

Imuniteti i Arben Ahmetajt ka qenë tema e diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV.

E ftuar në emision, Meri Lika u shpreh se, Arben Ahmetaj është i vetmi nga politikanët e lartë që po akuzohet për korrupsion dhe kjo akuzë, sjell edhe konfiskim pasurie.

Më bën përshtypje që letra është nisur në datën 7, që është ditë e premte dhe kuptohet që letrat asnjëherë nuk mbërrijnë brenda ditës dhe nesër ka qenë e shtunë e diel.

Thjeshtë vonesa është për ti dhënë mundësi që të largohej, sepse nuk kishte pse të bëhej ditën e premte, mund të bëhej ditën e hënë.

Mendoj se marrëveshjet janë bërë, janë kryer. Është i vetmi nga të gjithë këta të tjerët që janë dënuar apo në gjykim janë për shpërdorim detyre. Është i vetmi për korrupsion.

Dënimi i tij do të jetë më i lartë, do të ketë sekuestrime të pasurisë, sipas ligjit. Për shpërdorim detyre nuk sekuestrohet pasuria’, tha Meri Lika në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco