Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Debate në Këshillin e Mandateve/ Salianji-Felajt: Ke konflikt interesi, je e përfshirë në dosje

Debate në Këshillin e Mandateve/ Salianji-Felajt: Ke konflikt interesi, je e përfshirë në dosje

18:32, 11/07/2023
A+ Aa A-

Është ndërprerë për 5 minuta seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana  e maxhorancës. Deputeti Ervin Salianji mësohet se i është drejtuar deputetes së PS Ermonela Felajt duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen”, është shprehur ai.

Në këtë moment është kërkuar dhe ndërprerja e mbledhjes për 5 minuta. Pas disa minutash mbledhja ka rinisur, por në fokus të debatit ka vijuar e njëjtat temë, për mbledhje me dyer ta hapura apo të mbyllura, ndërsa ende nuk është bërë asnjë diskutim për thelbin e çështjes, imunitetin e Ahmetajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco