VIDEO/ Bumçi: Janë marrë 17 vendime brenda ditës, inceneratori i Tiranës nuk ekziston

18:28, 11/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të folur mbi vjedhjen me inceneratoret dhe kërkesën për të arrestuar ish ministrin Ahmetaj ishte anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi.

Bumçi është shprehur se veprat për të cilët janë paguar lekët nga taksat e shqiptarëve nuk ekzistojnë dhe se është shumë e thjeshtë për të burgosur të gjithë zinxhirin politik që ka marrë 17 vendime në një ditë dhe kanë kryer këtë mega-vjedhje.

"Deri tani kjo çështje ka disa elementë që e bëjnë shumë të vështirë që të pranosh se këtu nuk është diçka e dirigjuar. Çështja ka të paktën katër vite që i janë adresuar disa kallëzime penale dhe në një çështje që është shumë e dukshëm pasi janë dhënë lekët për nj vepër të madhe por nuk është ndërtuar asgjë.

Në Elbasan është një ndërtim por nuk funksionon, në Fier është një kapanon por nuk ka incenerator dhe në Tiranë nuk ka asgjë nuk ekziston asgjë. Kur vepra mungon lekët janë marrë dhe nuk kemi veprën, këtu është gjithçka shumë e thjeshtë. Lekët janë dhënë dhe në këmbim nuk është marrë asgjë. Bashkitë si ajo e Tiranës paguajnë lekët për inceneratorin dhe plehrat nuk digjen.

Këtu është gjithçka shumë e dukshme, për këtë gjë janë marrë 17 vendime në një ditë, në shtetin si punon si sahat zviceran është e pamundur që të merren 17 vendime në një ditë përpos vullnetit të fortë nga qeveria që 16 ministri të plotësonin dokumentacionin dhe të merrej vendimi përfundimtar.

Janë lëvruar fondet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe kemi kryeministrin që ka mbledhur grupin parlamentar dhe ka bërë fushatë në inceneratorin e Elbasanit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco