VIDEO/ 'Butrinti' në Kushtetuese, Zhupa: Qeveria mashtroi UNESCO-n

10:25, 11/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i është drejtuar ditën e sotme Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa sa i takon dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit.

Zhupa u shpreh për gazetarët se ka kërkuar që qeveria të detyrohet të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin.

Po ashtu, ajo u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të dëgjojë të gjithë dëshmitarët që janë palë në këtë proces.

“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e shkelur Konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës. Butrinti nuk është pasuria jonë, por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë.

Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish-kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan”, deklaroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco