VIDEO/ Afera e inceneratorëve, Malltezi: Kemi drejtësi me regji, Rama e le SPAK të merret veç me gjethet

21:32, 10/07/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ambientalisti Jamarbër Malltezi, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se, hetimi i SPAK për aferën e inceneratorëve nuk është bërë që nga trungu, por vetëm tek gjethet.

Sipas Malltezit, kontratat e inceneratorëve kanë shumë pika korruptive dhe një kontratë e tillë nuk mund të ekzistojë.

‘Ne kemi një drejtësi me regji që e lejon Edi Rama të merret vetëm me gjethet dhe jo me trungun. Në rast se do të merrej me trungun, do të ishte, si, pse shkuam tek inceneratorët, sepse plani kombëtar i mbetjeve nuk ka çonte tek inceneratorët, na çonte tek këto të tjerat.

Vetë qeveria e Ramës, kishte nxjerrë një vendim 6 muaj para se të jepte këtë të Elbasanit, që detyronte të gjithë pushtetin vendor të merrej me riciklimin.

Kush e kishte fuqinë që të zeronte të gjitha procedurat që parashikon ligji dhe të hidhte poshtë letrën e Agjencisë së Prokurorimeve Publike.

Kjo që i kanë ngritur Arben Ahmetajt është shumë e vogël dhe shumë vonë, e po merret me financime, dhurata që ka marrë Ahmetaj nga ata persona që kanë lidhje, të ndërmjetëm me inceneratorët.

SPAK deri tani nuk ka kapur trungun, ka kapur vetëm gjethet, as degët. Kontrata ka kaq shumë pika korruptive sa nuk mund të ekzistojë një kontratë e tillë’, tha Jamarbër Malltezi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco