Gjokutaj: Kërkesa e SPAK në Kuvend thjeshtë formale, deputetët nuk e bllokojnë dot

21:27, 10/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të hedhur dritë mbi kërkesën e SPAK për të arrestuar Ahmetajn ishte Genci Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se dalja e informacioneve që dot arestohet ish ministri i ka dhënë kohë atij që të rregullojë të gjitha gjërat që mund ta komprometojnë çështjen.

Në optikën e Prokurorisë Ahmetaj është i arrestuar. Komisioni i Parlamentit ishte formal. Rasti i Tahirit e ktheu në një filtër procedural ku këta i japin deputetëve kompetencë ti vendosin  pengesë SPAK-ut.

Për të arrestuar një person bëhen operacione policore ndërkohë që njoftohet në media se do të ketë kontroll personal dhe banesa e Ahmetajt këto janë të befasishme dhe jo kure të marrësh leje ti. Berisha ishte që SPAK të operonte menjëherë pa marrë leje në rastin e marrjes të pandehur gjë që është kundërshtuar nga Rama.

Rasti i Ahmetajt pavarësisht që hetimet janë devijuar dhe janë marrë me degët dhe jo me trungun. Rasti i Arben Ahmtajt është biopsia e cila ka dalë malinja pra kjo është shumë themelore që SPAK është futur në ind të çështjes dhe po merret me të paprekshmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco