Daci: Seanca ndaj Ahmetajt me dyer të mbyllura, dosja ka sekret hetimor

21:13, 10/07/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Çima Peka Live për të folur mbi kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn ishte gazetarja Glidona Daci.

Daci ëhstë shprehur se SPAK ka kërkuar që seanca e heqjes së imunitetit për Ahmetajn të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi dosja ka sekret hetimor që nuk duhet të behët publike.

Gjatë ditës së sotme nga kanalet jo zyrtare dhe jo të SPAK po më shumë nga politika se ka një kërkesë drejtuar kuvendit ku kërkontë arrestimin dhe kontrollin e Arben Ahmetajn. Momentet e para në është dashur që të sigurojmë shkresën zyrtare për arrestimin SPAK.

Është e vërtetë që SPAK kërkon zhvillimin e seancës me dyer të mbyllur pasi një numër i lartë personash që janë nën hetim dhe se nuk kërkojnë të bëhet publike. Çështja e Gjiknurit dhe e Ahmetajt janë së bashku nën hetim nga SPAK.

Kur janë mbyllur hetimet për inceneratorët e Fierit Prokuroria e Posaçme njoftonte zyrtarisht se ka nisur një hetim tjetër penal për katër ministri që kanë dhënë miratimin për inceneratorët.

Kjo është një çështje që ne e dinim se SPAK po kryente hetime të thelluara dhe se ndaj Ahmetaj është  nisur hetimi me katër akuza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco