VIDEO/ Flamur Noka: Rama me emërimin e Ballës i vuri vulën, shteti tani iu nënshtrua malavitës

19:54, 10/07/2023
A+ Aa A-

Emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, për sekretarin e Përgjithshëm, njëkohësisht deputetin e PD-së, Flamur Noka, është nënshtrimi i shtetit përballë malavitës.

Duke folur në edicionin e ‘Orës 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Noka deklaroi se Taulant Balla është njeriu që ka më shumë lidhje me krimin dhe dosjet ndaj tij nga shërbimet e huaja janë sa një mal.

‘Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme është praktikisht kapitullim zyrtar i shtetit përballë krimit dhe mafias. Është praktikisht dhe faktikisht.

Nuk ka sot shqiptar që nuk e di se në këtë parlament dhe në atë që ka qenë përpara, se çfarë përfaqëson Taulant Balla.

Balla dihet botërisht se përfaqëson malavitën dhe ai del në të gjitha përgjimet e krimit të organizuar kudo, është i kudo gjendur në shërbimet e malavitës.

Dosjet e huaja ndaj tij janë sa një mal, për implikime dhe përfshirje në trafiqe dhe gjithçka, jo vetëm Edmond Bego.

Ai është gjithkund, është i kudogjendur dhe tani Edi Rama me emërimin e Taulant Ballës, i vuri vulën degradimit total të shtetit dhe dorëzimit total, nënshtrimit të shtetit përballë malavitës’, tha deputeti i PD-së, Flamur Noka në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco