VIDEO/ Flamur Noka: Arrestimi i Ahmetaj për të eklipsuar dhunën e Rrajave, koka është Edi Rama

19:40, 10/07/2023
A+ Aa A-

Për sekretarin e Përgjithshëm, njëkohësisht deputetin e PD-së, Flamur Noka, arrestimi i Arben Ahmetaj është skandali që mban në xhep Fuga, për të eklipsuar një ngjarje më të madhe.

Duke folur në edicionin e ‘Orës 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Noka është shprehur se, megaafera e shekullit janë inceneratorët dhe koka e të gjithë skandaleve është Edi Rama.

‘Megaafera e shekullit janë inceneratorët dhe pastaj sigurisht edhe porti i Durrësit, por inceneratorët pikësëpari.

Por tek inceneratorët, Arben Ahmetaj është një nga shtyllat kryesore, por koka e gjithçkaje është Edi Rama. Ahmetaj e ka thënë ekzaktësisht që asnjë vendim të qeverisë, nuk mund ta marrë ministri i Financave. Të gjitha vendimet i merr kryeministrit.

Korruptim-krim dhe propagandë, këto dy shtylla ka pasur 10 vite rilindja.

Urdhër-arresti është thjeshtë një truk propagandistik i qeverisë. E kanë ruajtur prej kohësh Ahmetajn, e kanë bërë gati në tavë për ta fërguar, por e ruajtën, sepse e dinin që skandale të njëpasnjëshme ju plasin.

Janë qeveritë që kanë pasur skandale të njëpasnjëshme. Askush nuk ka mundur të mbarojë analizat për një skandal, sepse vjen tjetri. Të vetëdijshëm për batakun ku e kanë çuar këtë vend, ata e ruajtën për të ekplisuar një ngjarje.

Ai imazhi i shkopinjëve të bejsbollit për çdo shqiptar dhe ndërkombëtar është fytyra e këtij shteti. Ky është shteti që shohin shqiptarët ditën e zgjedhjeve dhe ai shtet është sot’, tha Flamur Noka në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco