VIDEO- SYRI TV/ Pazari Rama-Basha në Elbasan, PS voton nënkryetar, këshilltarin e Bashës

19:20, 10/07/2023
A+ Aa A-

Konfirmohet dhe në Elbasan pazari mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Pas farsës elektorale në këtë qytet, Gledian Llatja dhe socialistët kanë shpërblyer grupin grupin Basha-Alibeaj, duke u dhënë edhe në këtë bashki postin e nënkryetarit të këshillit, Zamir Muzhaqit. Ky veprim i socialistëve, u cilësua si farsë dhe paligjshmëri nga kreu i këshilltarëve të opozitës të koalicionit Bashkë Fitojmë, Blendi Himçi. Ky i fundit e cilësoi Gledian Llatjan si kryetar ilegjitim të bashkisë.

Nga SYRI TV

Edi Rama ka vijuar të shpërblejë grupimin Basha-Alibeaj për shërbimin që këta të fudit bën në farsën elektorale të 14 majit edhe në Elbasan.

Këtë të hënë u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak në Elbasan, ku siç pritej, socilistët kanë bashkuar votat me këshilltarët e grupit Basha-Alibeaj, për zgjedhjen e drejtuesve të këshillit.

Lutfi Lala nga Socialistët u zgjodh kreu i Këshillit Bashkiak, ndërsa u rrëzua kërkesa e koalicionit Bashkë Fitojmë, si grupi më i madh i opozitës në Këshill, për të zgjedhur si një nga dy nënkryetarët e këtij institucioni, Valbona Balliun. Socialistët, rrëzuan këtë kërkesë të opozitës, ndërsa me 32 vota të tyre, zgjodhën si nënkryetar të Këshillit Zamir Muzhaqin, këshilltar i grupit Basha-Alibeaj në këshillin bashkiak.

kjo situatë ka sjellë debate në këshill, ku kreu i këshilltarëve të opozitës, Blendi Himçi ka kërkuar të flasë gjatë mbledhjes, por socialistët kanë tentuar madje t`i mohojnë dhe fjalën.

Pas mbledhjes, Blendi Himçi u shpreh se kjo situatë ishte konfirmim i marrëveshjes Rama-Basha, ndërsa u shpreh se Gledian Llatja është kryetar bashkie ilegjitim.

Elbasani është bashkia e Radhës, ku Edi Rama shpërblen Lulzim Bashën duke i dhënë poste drejtuese në këshillin bashkiak, ndonëse grupi Basha-Alibeaj është në minorancë në të gjitha bashkitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco