VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi i Kosovës, PDK kërkon zgjedhje. Krasniqi: Të shpërbëhet Parlamenti

19:16, 10/07/2023
A+ Aa A-

Ndërsa tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë arritur pikë kritike, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka bërë thirrje për shpërbërjen e kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Mes debateve të ndezura gjatë seancës dhe insistimit të partive opozitare për zgjedhje, Kryeparlamentari Glauk Konjufca u përgjigj me nota ironike, duke i thënë deputetëve të mos e detyrojnë për diçka të tillë, pasi edhe mazhoranca voton pro.

Nga SYRI TV

Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka kërkuar shpërbërjen e parlamentit të Kosovës dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. Pasi ligjvënësit dështuan të kalojnë një projektligj në seancën e kësaj të hëne, Krasniqi bëri thirrje për shpërbërjen e kësaj legjislature të kuvendit dhe që mandati tu kthehet qytetarëve.

Deklaratat e kreut të PDK-së u pasuan me thirrjet e shumta nga partitë opozitare për zgjedhje të reja në vend, gjë e cila nxiti reagimin e mazhorancës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca duke ironizuar iu tha deputetëve të mos e detyrojnë ta bëjë një gjë të tillë pasi edhe pozita voton për zgjedhje.

Pas përshkallëzimit të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, PDK ka kërkuar zgjedhje të reja parlamentare në Kosovë ndërsa partia tjetër opozitare AAK e ish-kryeministrit Ramush Harandinaj ka nisur përpjekjet e saj për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco