VIDEO/ Neza: Ahmetaj për 10 vite bankomati i qeverisë. Rama njësoj përgjegjës si zëvendësi i tij

18:32, 10/07/2023
A+ Aa A-

Për gazetarin Sami Neza, Arben Ahmetaj ka qenë për gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, bankomati i qeverisë.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Neza është shprehur se, është shumë e vështirë që të ndahet përgjegjësia mes zv/kryeministrit Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës, si kryeministër.

‘Kjo përpjekje për të mos ndarë përgjegjësinë me ta, nuk e bën Ramën më pak fajtor dhe më pak përgjegjësi në të gjitha rastet, duke nisur nga Saimir Tahiri e deri tek Arben Ahmetaj, që SPAK kërkoi sot ta arrestonte. Në të gjitha këto raste, sidomos rasti i Ahmetaj është një rast që është shumë e vështirë të ndash përgjegjësinë e kryeministrit dhe zv/kryeministrit.

Ai ka mbajtur postet më të larta të qeverisë Rama në këto 10 vite. Ka qenë ministër Ekonomie, kur janë dhënë koncesione shumë të rëndësishme dhe janë marrë vendime për ekonominë. Ka qenë ministër Financash gjithashtu. Ka qenë ministër i Rindërtimit, në një kohë kur buxheti i rindërtimit shkonte në 1 miliardë dollarë.

Ai në një farë mënyre, ka pasur kasafortën, e pushtetit, ka qenë bankomati i pushtetit.

Përgjatë këtyre detyrave ai ka kryqëzuar vendimmarrjen me shumë persona të rëndësishëm, qoftë të qeverisë, pa përjashtuar këtu edhe kryeministrin.

Mjafton vetëm një rast, ai i inceneratorëve ku është e domosdoshme nga praktika dhe nga rregullorja që kryeministri dhe ministri i Financave të vendosin fondin e emergjencës për financime të tjera që nuk shkojnë në kanalin e emergjencës.

Mjafton vetëm këto për të kuptuar se, sado të përpiqet përmes demagogjisë dhe është i pastër larg atyre që kanë ndërtuar penalitete gjatë qeverisë, është e pamundur të ndash edhe Edi Ramën. Tani është rritur sipërfaqja penale brenda kabinetit të PS, se nuk kemi një rast të veçuar që mund të justifikonim deri diku këtë deklaratë të Ramës’, tha gazetari Sami Neza në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco