VIDEO/ Bushkolaj: Ahmetaj rrezikon 15 vite burg, SPAK i ka ngritur akuza të rënda

18:20, 10/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV ishte gazetari i kronikës, Elkier Bushkolaj ku bëri një skaner të akuzave për të cilët do të dërgojnë pas hekurave Ahmetajn.

Sipas Bushkolajt Ahmetaj është zyrtari i parë i cili ndaj të cilit është ngrituar akuza e korrupsion dhe rrezikon një burgim deri në 15 vite, ndërsa avokatët janë shprehur se Ahmetaj është në Shqipëri dhe nuk është larguar.

"Sipas dokumentave të reja që kanë dalë, Ahmetaj ka përfituar një shifër rreth 500 mijë euro në harkun kohor 2016-2016 nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Këto janë bërë përmes shitjeve fiktive të apartamenteve dhe një vile në Hamallaj që janë kontrolluar dhe sekuestruar nga BKH-ja.

Historia nis që me firmën e tij i cili i hapi rrugën inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit , lidhja e Ahmetajt me Zoton dhe Mërtirin është faktuar dhe në 2017 ai ishte në makinë me sh ministrin në makinën e përplasur në Maqedoni.

Nesër pritet të mblidhet këshilli i mandateve, dhe avokati është shprehur se Ahmetaj ndodhet në Shqipëri dhe mund të përballet edhe vetë për të argumentuar qëndrimet e tij. Në këshillin e mandateve do të jenë prokurorët të cilët do të parashtrojnë akuzat dhe avokatët do të jenë pjesë e mbrojtjes. Ahmetaj është zyrtari i lartë që shkon në burg për korrupsion dhe rrezikon deri në 15 vite burg.

Akoma dhe sot miliona euro po shkojnë në llogaritë e personave të shpallur në kërkim dhe se akoma nuk po ndalen këto pagesa dhe kjo e komplikon pak hetimet por jemi në një fazë të re."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco