EMRAT/ Emërohen ambasadorët e rinj në SHBA, Gjermani dhe 3 vende të tjera

EMRAT/ Emërohen ambasadorët e rinj në SHBA, Gjermani dhe 3 vende të tjera

18:16, 10/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vendosur që të dekretojë propozimet e qeverisë për ambasadorët e rinj në SHBA, Gjermani, Mali i Zi, Turqisë dhe Holandë.

Dekreti i presidentit:

Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në  nenin 92, shkronja ‘dh’, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, ‘Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë’ me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet me Dekret nr. 103 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

2. Lirohet me Dekret nr. 104 datë 10.7.2023 z. Artur Kuko  nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

3. Lirohet me Dekret nr. 105 datë 10.7.2023 z. Kastriot Robo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

4. Lirohet me Dekret nr. 106 datë 10.7.2023 znj. Floreta Faber nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

5. Lirohet me Dekret nr. 107 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident,  dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË), jorezident.

6. Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

7. Emërohet me Dekret nr. 109 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

8. Emërohet me Dekret nr. 110 datë 10.7.2023 znj. Blerta Kadzadej, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

9. Emërohet me Dekret nr. 111 datë 10.7.2023 z. Ervin Bushati Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

10. Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco