Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pollo: Rama prej gjashtë vitesh bëri partneritet me Serbinë dhe jo me Kosovën

Pollo: Rama prej gjashtë vitesh bëri partneritet me Serbinë dhe jo me Kosovën

10:12, 07/07/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë televizive, ish-deputeti dhe ministri Genc Pollo u shpreh se Edi Rama prej 6 vitesh në vend që të kishte një partneritet me Kosovën vendosi të bëjë një partneritet me Beogradin.

Ai tha se kryeministri Edi Rama është rreshtuar personalisht me ata që i bëjnë presion Kosovës dhe është me ata që lavdërojnë Serbinë.

Pollo: Kriza me Kosovën është e dukshme dhe sot ishte një ngjarje e paprecedentë. Pse ka ndodhur kjo? Edi Rama prej 6 vitesh në vend që të kishte një partneritet me Kosovën, vendosi të bëjë një partneritet me Beogradin, marrëdhënie që ishte shpesh në dëm të Kosovës. Ashtu sikurse ishte aleanca për copëtimin e Kosovës dhe Ballkani i Hapur. Tani që Kosova ka nevojë për ndihëm dhe këshillë të mirë, për të dhënë përkrahje, por Rama ka qenë trysnisë dhe izolues ndaj Kosovës.

Edi Rama personalisht është rreshtuar personalisht me ata që i bëjnë presion Kosovës dhe është me ata që lavdërojnë Serbinë. Ai ka thënë se edhe pse Serbia nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ajo nuk duhet trysnuar. Ky është një skandal përtej Shqipërisë. I vetmi vend që nuk e bën është Serbia dhe i vetmi që thotë se Serbia është në rregull është Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco