VIDEO/ Berisha: Dy fjalë për ligjin kundër studentëve të mjekësisë

10:12, 07/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi sot një pjesë të mesazhit në Kuvend, në lidhje me ligjin kundër studentëve të mjekësisë.

“Në vitet e mia studenteske kishim një detyrim. Do na merrnin ushtar 3 muaj.

I garantoj studentët se pas këtij detyrimi ndaj studentëve të mjekësisë, një seri detyrimesh të tjera do vendosen një e nga një.

Ndaj u bëj thirrje gjimnazistëve në radhë të parë, të ngrihen kundër këtij regjimi, që vret dhe shkërmoq ëndrrat tuaja për të marrë qenë mjekë, humanistë, për të marrë diplomën e profesionit më fisnik.

I bëj thirrje studentëve të fakulteteve të tjera që t’u bashkohen studentëve të mjekësisë se kauza e tyre është e drejtë. Se ndëshkimi  që u bëhet atyre është një atavizëm e regjimit të etërve të tyre.

U bëj thirrje prindërve të mbështesin kauzën e drejtë të fëmijëve të tyre.

Nuk ka atentat më të rëndë ndaj lirisë së zgjedhjes se sa kjo që ndodh sot në parlament, dhe ndodh sepse keni vjedhur 138 miliardë në një vit. Dhe jeni të gatshëm të vidhni vitin tjetër 150 miliardë. Në vend që të mendoni të kundërtën, të caktoni rroga të larta, të dy ose trefishoni rrogat e mjekëve dhe t’i jepni vendit sistemin që meriton. E keni mirë ju se nuk mjekoheni në spitalet tona. E keni mirë se nuk doni t’ia dini për përkeqësimin e treguesve shëndetësore nga viti në vit. Dhe tani Eureka, hajde të votojmë ligjin për të ndëshkuar studentët, për të ndëshkuar ëndrrën njerëzore të të bërit mjekë, të drejtën e zgjedhjes së të rinjve.

Kërkoj tërheqjen e këtij ligji,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco