Begaj pritet nga presidenti i Azerbajxhanit: Bashkëpunimi mes dy vendeve, më i fortë se kurrë

Begaj pritet nga presidenti i Azerbajxhanit: Bashkëpunimi mes dy vendeve, më i fortë se kurrë

10:00, 07/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë shtetërore, ku është pritur nga homologu Ilham Aliyev. Begaj ka ndarë disa foto në rrjete sociale nga ceremonia e pritjes ndërsa shkruan se ndërsa dy vendet festojnë 30 vite marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi është më i fortë.

“Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore! Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!”, ka shkruar presidenti Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco