Negociatat për kodin elektoral/ Bylykbashi: Si më futi Basha në 'kurth', shkova në ambasadë dhe gjeta tryezë negociatash

Negociatat për kodin elektoral/ Bylykbashi: Si më futi Basha në 'kurth', shkova në ambasadë dhe gjeta tryezë negociatash

22:08, 06/07/2023
A+ Aa A-
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka rrëfyer më shumë detaje rreth negociatave të mbajtura për ndryshimet në kodin elektoral para zgjedhjeve të vitit 2021.

Bylykbashi tha se në 1 qershor u gjend përballë një surprize kur shkoi në ambientin e një ambasade dhe gjeti përballë një tryezë negociatorësh, ndërkohë që sipas tij, ai nuk e dinte këtë gjë dhe nuk kishte as mandat për negociata nga Basha.

Ai tha se besonte se gjithçka ishte e parapërgatitur dhe shtoi se kur telefonoi Bashën, ai it ha vazhdo negociatat, gjë që sipas tij, Sali Berisha nuk do e bënte kurrë.

Pjesë nga biseda në studio e emisionit “Log” në Panoram Tv:

Pyetje: Po ti e dije që këtë dorën nuk e kishe për mandatin e 2019 por që të mos vinte Berisha në pushtet?

Bylykbashi: Kam kuptuar që në një mori të dhënash më pas, më rezulton që Basha e dinte që në 1 qershor fillonte një negociatë. Unë jam gjetur në një surprizë, ku isha ftuar nga ambasadorja amerikane. Në 1 qershor u gjendëm të dy bashkë duke hyrë në të njëjtën orë. Aty gjetën Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, Ambasardorin britanik dhe të BE-së, në një tryezë që ishte gati për negocime. Kur shkon në një negociatë ti shkon me një mandate politik.

Unë nuk kisha asnjë autorizim nga kreu i partisë. Ne u gjendëm në këtë situatë aty. Mora në telefon kryetarin e partisë dhe më tha vazhdo. Berisha do të më thoshte që të mos e vazhdoja atë negociatë. Kjo pikëpyetje për mua ishte kthyer në një lloj sigurie. Për dijeninë tuaj, ka një marrëveshje tjetër para 3 qershorit. Ishte marrëveshja e 30 majit. Negociatat kanë vazhduar nga data një në datën 3. Hynë në lojë europianët që thanë se Shqipëria nuk është gati për depolitizimin e administratës zgjedhore. Lulzim Bashës i interesoi dhe në 5 qershor u firmos marrëveshja.

Pra pas një konsulte të parë në 30 maj, me garancitë që nuk derdhej administrate, mund të diskutohej për një marrëveshje. Në datën 31 maj mblidhet këshilli politik për të diskutuar këtë çështje. Pikërisht aty plasi pikërisht kjo. U pranua nga Gjiknuri se nëse nuk do të gjente KQZ administratorë të pavarur, mund të hynin nga administrata.

Pra për të kuptuar që në datën 30 ishte një negociatë dhe në 1 qershor Bashën e akuzonin partnerët ndërkombëtarë si njeri që nuk i kishte qëndruar marrëveshjes së mëparshme. Kjo ishte një moment i vështirë për ne sepse edhe mua më binte pesha në negociatë. Kjo ishte një lloj drejtimi që të bëhej një negociatë në ambientet e një ambasade. Kishte vite që nuk bëhej kjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco