Deputeti VV-së: E vërtetë që Kanuni kërkon t'i hapet dera hasmit nëse t'vjen n'shpi, por Kanuni e dënon rëndë premjen n'besë

Deputeti VV-së: E vërtetë që Kanuni kërkon t'i hapet dera hasmit nëse t'vjen n'shpi, por Kanuni e dënon rëndë premjen n'besë

20:58, 06/07/2023
A+ Aa A-

Pas refuzimit të Albin Kurtit për ta takuar, Edi Rama bëri një deklaratë nga Shkupi ku i kujtonte Albinit Kanunin duke dashur ta prekë në setër.

“Ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrsh kur ai ta mbarojë fjalën.” – deklaroi Rama në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski.

Reagimet kanë qenë të shumëta në gjithë hapsirën shqipfolëse. Një ndër reagimet më interesante ndaj Ramës ka qenë ai i deputetit të VV-së, Ardian Gola, që është edhe profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Gola i ka përmendur Ramës normën e ndëshkimit për pabesi sipas Kanunit.

“Është e vërtetë që Kanuni kërkon t'i hapet dera edhe hasmit nëse t'vjen n'shpi. Veç Kanuni e dënon rënd premjen n'besë. Me siguri Rama ka ndonjë interpretim të veçantë realpolitik të Kanunit, që ia mundëson zbatimin selektiv të tij. Tybe s’ka faj, është mësu me Kosovën duke i zbatu marrëveshjet veç për palën tjetër, asnjëherë për vetën.” – ka shkruar Ardian Gola.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco