Rama në Prishtinë: Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi

Rama në Prishtinë: Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi

19:22, 06/07/2023
A+ Aa A-

Duket se në Prishtinë nuk do të ketë një takim mes dy homologëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas takimit me Glauk Konjufcën, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur gazetarëve se nuk bën dot konferencë shtypi pasi nuk ka homologun.

“Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi”, iu shpreh Rama gazetarëve teksa dilte.

Ndërsa pyetej për ndonjë koment për Kurtin, Kryeministri Rama nuk u përgjigj.

Kujtojmë se ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ishte në pritje të konfirmimit të një takimi me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Ky i fundit në momentin që Rama nisi takimin me Presidenten Vjosa Osmani, u largua nga zyrat e qeverisë.

Megjithatë ende deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nëse do të ndodhë takimi Rama-Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco